Një fletore e vjetër lirike që i përkiste Lil Wayne do të shitet në ankand me një çmim fillestar prej pesë milionë dollarësh.
Fletorja e përdorur nga reperi amerikan kur ishte 17 vjeç në vitet ’90 përmban tekste të këngëve “Grown Man” nga albumi “Tha Carter II”, si dhe “We on Fire” nga Hot Boys dhe një shkarravinë.
Çmimi prej pesë milionë dollarësh ka një histori. Fletorja u zbulua nga një burrë i paidentifikuar në një makinë që më parë ishte në pronësi të partnerit të reperit, Cash Money Records. Ai e mbajti fletoren deri në vitin 2019, kur e shiti për herë të parë në ankand për 250,000 dollarë.
Lil Wayne’s old lyric notebook from the 90s is up for sale for $5 million‼️👀
This comes after a years-long legal battle to determine ownership📓 pic.twitter.com/g0q7WK8cPd
— RapTV (@Rap) August 5, 2024
Vetë Wayne u përpoq të bllokonte ligjërisht shitjen, duke pretenduar se fletorja kishte humbur dhe duke e akuzuar burrin se kishte fshehur sendin dhe e kishte nxjerrë në shitje kur kishte nevojë për para. Ai ndërmori gjithashtu veprime ligjore kundër Moments in Time për ankandin.
Burri u kundërpërgjigj ligjërisht duke argumentuar se kushdo që gjen diçka e mban atë dhe kërkoi nga gjykata që ta shpallte pronar ligjor të fletores. Reperi nuk u përgjigj asnjëherë, ndaj dhe gjykata vendosi kundër tij.
Shtëpia e ankandeve blen dhe shet letra, dorëshkrime, fotografi, artikuj shkencorë dhe vepra letrare të figurave të rëndësishme.
Lil Wayne është artisti reper më i diskutueshëm i të gjitha kohërave. Ai ka qenë një fans i madh i kryeministrit të Arabisë Saudite, Princit Mohammed Bin Salman Al Saud që kur reperi e vizitoi vendin në vitin 2020.
Shtëpia e ankandit nuk përjashtoi mundësinë që fletorja e reperit të ishte pjesë e koleksionit të Mohammed Bin Salman Al Saud.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co