Sport

“Fluturon Milan”, Leao-Loftus-Cheek “djaj” në Europa League, Pioli vendos objektivin e ri

fluturon milan leao loftus cheek djaj ne europa league pioli vendos objektivin e ri

Një klubi legjendar si Milan, Europa League i qëndron ngushtë, por ky është i vetmi trofe i mbetur në valle, një trofe që “djalli” kërkon ta bëjë për vetë për herë të parë në histori. Ky është një objektiv fiks, kjo u pa qartë edhe përballë Rennes, me Piolin që hodhi në fushë formacionin më të mirë duke marrë një fitore të pastër 3-0 që praktikisht i dhuruan një biletë për më tej.

Leao Cheek
Leao Cheek

Në “San Siro”, kuqezinjtë ishin të papërmbajtshëm, dhuruan spektakël të udhëhequr më në fund nga Rafa Leao, një nga protagonistët kryesor të këtij takimi, së bashku me Loftus-Cheek, autor i një “dopiete”. Mesfushori anglez realizoi golin e parë në minutën e 32-të me një goditje me kokë, ndërsa përsëriti sërish veten me fillimin e pjesës së dytë, sërish me një goditje të saktë me kokë. Për të mbyllur llogaritë me ekipin francez mendoi Rafa Leao i cili finalizoi plot klas një aksion fantastik, i shërbyer në zonë nga Theo Hernandez.

Milan
Milan

“Fluturon Milan”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. Shijon këtë sukses të pastër edhe Stefano Pioli:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Nga zhgënjimi që morëm në Champions kemi vendosur një objektiv të ri. Ndeshja nuk ishte aq e thjeshtë sa e tregon rezultati. Ne e njohim mirë futbollin, për këtë arsye do të shkojmë në Francë me të njëjtin përqendrim”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts