Forcat izraelite arrestuan 45 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor. Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës u tha se Izraeli vazhdon bastisjet në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Ushtarët izraelitë arrestuan 45 persona gjatë bastisjeve në shtëpitë e palestinezëve në qytetin Dura të Khalilit në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor, Ramallah, Tulkarm dhe qytetin Nablus. Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 8.145.
Që nga 7 tetori 2023 kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co