Lifestyle

FOTO/ Çfarë veshën yjet Oscars 2024? Pamjet nga tapeti i kuq

foto cfare veshen yjet oscars 2024 pamjet nga tapeti i kuq
foto cfare veshen yjet oscars 2024 pamjet nga tapeti i kuq

Moda është po aq e rëndësishme sa filmat në Oscars dhe yjet shkëlqyen teksa kalonin në tapetin e kuq përpara ndarjes së çmimeve të rëndësishme të dielën në Hollywood.

Emma Stone ishte ndër të veshurat më bukur me një fustan me ngjyrë të çelët të Louis Vuitton. Më vonë ajo u emërua edhe aktorja më e mirë për “Poor Things”.

Margot Robbie nuk u nominua për rolin e saj në Barbie, por ajo ishte një nga fitueset e modës me një fustan Versace me temina të zeza.

Kolegu i saj, Ryan Gosling solli pak ‘Kenergy’ në një veshje klasike të zezë me zbukurim argjendi me shkëlqim.

Billie Eilish mbante një xhaketë Chanel, çorape të gjata dhe këpucë Mary Jane me taka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts