FOTO/ I dhuruan leksion Atletico-s, mediat për Barçën: Janë ende në lojë

foto i dhuruan leksion atletico s mediat per barcen jane ende ne loje

Me një biletë në dorë për në çerekfinalen e Champions League, Barcelona zgjohet edhe në Spanjë, del me tre pikë nga Madridi duke thyer Atletico-n me rezultatin e pastër 0-3, një sukses që mban të gjallë shpresat e tyre për të luftuar deri në fund për titullin në La Liga, për momentin ndodhen tetë pikë larg Realit, por mbetet për t’u luajtur edhe një “El Clasico”. Ekipi i Xavi-t ishte superior në çdo aspekt, dominoi Atletico Madrid që nga minuta e parë.

[embedded content]

Në të 38-tën ishte një ish i famshëm si Joao Felix ai që ndëshkoi Atletico-n pas një asisti të nga Lewandowski. Presioni ishte i lartë në këtë sfidë duke bërë që Xavi në pankinë të ndëshkohej me karton të kuq. Me fillimin e pjesës së dytë ishte “bomberi” polak ai që dyfishoi shifrat pas një asisti nga Raphinha. Atletico e kishte të vështirë të reagonte, ndërsa në minutën e 65-të Fermin Lopez dërgoi shifrat ne 3-0 duke hipotekuar këtë sukses të Barcelonës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ecurie e mirë e Barcelonës këtë periudhë ka bërë që diskutimi mbi të ardhmen e Xavi-t të rikthehet sërish, madje Pique, ish lojtari i famshëm i Barcelonës, beson se Xavi mund të mos largohet në fund të këtij sezoni: “Nuk besoj se vendimi i Xavi-t është përfundimtar”, u shpreh ndër të tjera Pique. Ky sukses i Barcelonës përballë Atletico Madrid ka bërë që edhe mediat të besojnë se blaugranët janë ende në lojë për titull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →