Sport

FOTO/ Inzaghi “çmend” Anglinë, tre ekipe “big” futen në garë, edhe Barça kryen sondazhe

foto inzaghi cmend angline tre ekipe big futen ne gare edhe barca kryen sondazhe

Simone Inzaghi është pa diskutim “arkitekti” i këtij Inter, një trajner që po kryen një punë fantastike teksa i ka rikthyer zikaltërit në nivele të larta. Titulli në Serie A këtë sezon është çështje kohë, ndërsa një vit më parë i dërgoi deri në finalen e Champions League. Puna që po bën me Inter nuk ka kaluar në heshtje, pasi sipas Tuttosport, për Inzaghi-n ka një interesim të fortë nga disa prej klubeve më të mëdha në Premier League.

Tuttosport
Tuttosport

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, ekipe si Chelsea dhe Man.United po marrin informacione në lidhje me trajnerin zikaltër. Këto dy klube janë të gatshme t’i ofrojnë 8-9 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Jo vetëm Chelsea dhe Man.United, edhe Liverpool dhe Barcelona po marrin në konsideratë emrin e Inzaghi-t. Këto dy klube në përfundim të këtij sezoni do të kenë trajnerë të rinj pasi Klopp dhe Xavi kanë njoftuar prej kohësh se do të largohen.

Inzaghi
Inzaghi

Kujtojmë që Simone Inzaghi ka një kontratë me Inter deri në 2025, por drejtuesit e klubit kërkojnë të zgjasin sërish bashkëpunimin me trajnerin e tyre, por ky diskutim do të bëhet vetëm në fund të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts