Sport

FOTO/ Zbulohet lidhja e fshehtë, Jude Bellingham bën “gol” jashtë fushe

foto zbulohet lidhja e fshehte jude bellingham ben gol jashte fushe
foto zbulohet lidhja e fshehte jude bellingham ben gol jashte fushe

Jude Bellingam po kalon një moment fantastik. Në sezonin e tij të parë te Real Madrid, Bellingham është në garë për dy trofe, La Liga dhe Champions. Talenti britanik është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer në Madrid duke u kthyer në një pikë referimi për skemat e Ancelotti-t, i paprekshëm. Jo vetëm brenda fushe, Bellingham po shkëlqen edhe jashtë saj, ku mediat kanë zbuluar “muzën” e tij.

Sipas Daily Mail: Bellingham ka nisur një lidhje sekrete me Laura Celia, një top modele e famshme e cila ka afro 390 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Biondja 25-vjeçare është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk nguron të tregojë përditshmërinë e saj. Luara është pa diskutim goli më i bukur që mund të ketë bërë Bellingham këtë periudhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts