Foto+Video/”Trupi ynë i zhveshur nuk është fyerje”, mbahet në Selanik gara e përvitshme e Çiklistëve nudo, në mbrojtje në ambientit

fotovideo trupi yne i zhveshur nuk eshte fyerje mbahet ne selanik gara e pervitshme e ciklisteve nudo ne mbrojtje ne ambientit
fotovideo trupi yne i zhveshur nuk eshte fyerje mbahet ne selanik gara e pervitshme e ciklisteve nudo ne mbrojtje ne ambientit

Edhe këtë vit në qendër të Selanikut u zhvillua Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit Lakuriq.

Gara me biçikletë lakuriq u organizua si një formë proteste kundër ndotjes së mjedisit por edhe kundër dhunës. Dhjetra persona, disa të zhveshur e të tjerë të veshur më pak, demonstruan për mbrojtjen e mjedisit por edhe për një “Trup të lirë” me sloganin qendror “trupi ynë i zhveshur nuk është fyerje, është natyrale dhe shumë i bukur”.

Kjo është Gara e 17-të Ndërkombëtare e Biçikletave Lakuriq nga Orange Press Agency në Vimeo.

Itinerari i çiklistëve të guximshëm nisi në orën 19.00 nga parku i Pedionit të Areos, përballë ERT3 dhe u zhvendos drejt Kullës së Bardhë. Më herët, çiklistët po bëheshin gati teksa lyenin trupin me bojë.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që t’i thonë STOP ekspozimit të turpshëm të njerëzve dhe planetit ndaj ndotjes dhe dhunës.

[embedded content]

Gara Ndërkombëtare e Biçikletave Lakuriq mbahet që nga viti 2008 në Selanik, si pjesë e një eventi ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë më shumë se 70 vende. Qëllimi i mobilizimit është promovimi i biçikletës si mjet ekologjik transporti dhe nxjerrja në pah e rolit rëndues për mjedisin e përdorimit të makinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →