Bota Sport

Franca në ankth para Europianit, Majk Menja është dëmtuar përsëri!

franca ne ankth para europianit majk menja eshte demtuar perseri































Franca do të përballet me një problem jo edhe aq të vogël para fillimit të Euro 2024. Portieri Majk Menja, i ndalur prej disa javësh për shkak të problemeve muskulore, duket se nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës për javën e fundit të kampionatit me Milanin.

menja

Sipas mediave franceze, portieri ka lënë pas shqetësimin muskulor, por në stërvitjen e fundit ka pësuar një dëmtim në një gisht të dorës. Një problem ky për portierin francez, i cili ka lënë stërvitjen dhe tashmë do u nënshtrohet testeve më specifike për të mësuar situatën e tij dhe sa do të zgjatë rikuperimi.

Menja vlerësohet si portieri titullar i Francës, por pasi humbi Botërorin 2022 për dëmtim, ai tashmë rrezikon të përballet me të njëjtën situatë edhe në Europianin 2024, që do të ishte një goditje shumë e madhe për portierin 28-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts