Françeska flet për luftën me buliminë: “Konsumoja çdo gjë që më dilte përpara”

franceska flet per luften me bulimine konsumoja cdo gje qe me dilte perpara
franceska flet per luften me bulimine konsumoja cdo gje qe me dilte perpara

Gjatë një bisede me banorët e Big Brother VIP, Françeska ka rrëfyer luftën e saj me buliminë. Ajo tregoi se i ka ndodhur për dy vite në periudhën e adoleshencës dhe i është shfaqur edhe në moshën 20 dhe 21-vjeçare.

“Kaloja gjithë ato gjëra gjatë ditës dhe nuk konsumoja ushqim. Kur mbërrija në shtëpi, ulesha para televizorit dhe haja akullore, patatina, çokollata. Konsumoja çdo gjë që më dilte përpara, thjesht që të ndihesha mirë. Vetëm konsumoja ushqim. Kur vinte darka bija në qetësi dhe më vinin në mendje budallallëqet dhe pastaj pendohesha që kisha ngrënë kaq shumë. Thosha, o zot sa shumë kam ngrënë, do shëndoshem dhe do më bullizojnë edhe më shumë. Ndihesha keq me veten time që kisha abuzuar me ushqimin. Dhe pastaj nga kjo ndjesia e keqe që kisha, shkoja dhe villja. Stresin e kaloja me ushqim,” -rrëfeu ajo.

E pyetur nga Juli nëse ka frikë që mund t’i rikthehet kjo gjë, Françeska u shpreh se jo, pasi ka kaluar shumë gjëra në jetë dhe është bërë shumë e fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →