Françeska Murati i dha sinjalet e para të pritjes së ëmbël vetëm pak ditë më parë, në një bisedë me ndjekësit e saj. Për pyetjen “Si po bëheni ju gati për plazh?”, Françeska mori një përgjigje: “Ja këtu në maternitet, duke shuar nepsin nga telefoni”. Por nuk mund ta linte me kaq.
Françi e pati gati përgjigjen: “Shihemi atje vitin tjetër…” – shkroi ajo dhe e dha lajmin. Por nëse deri tani të gjithë kishin menduar se ishte shaka, ja që në të vërtetë Françi është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Charli do të bëhet së shpejti vëllai i madh i familjes.
Lajmin e pritjes së ëmbël e ka zbuluar disa minuta më parë gazetari Andri Vrapi nga profili i tij në Instagram. Me një foto të Françeskës me duart te barku i saj i dukshëm, Andi konfirmon kështu thashethemet e disa ditëve më parë. Urime Françeskës, e cila është e dyta banore e këtij BBV që pret të bëhet nënë.
E para, Sara Gjordeni, pret të bëhet nënë e një vajze me partnerin e saj, Bardhi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co