“Frikë” nga të mëdhatë, City zhgënjen me “bigët”, nuk “shkrep” as haaland

frike nga te medhate city zhgenjen me biget nuk shkrep as haaland
frike nga te medhate city zhgenjen me biget nuk shkrep as haaland

Sezonin e kaluar Manchester City mposhti të gjithë rivalët që kishte në luftën për titull. Qytetarët humbën vetëm një sfidë ndaj pesëshes më të mirë në Premier Ligë, ku Liverpul I mposhti 1-0.Një konsistencë që ka humbur këtë sezon.

“Favoriti kryesor është Liverpooli, më pas vjen Arsenali, ndërsa të tretët jem ne. Nuk është në dorën tonë fitimi I titullit.” – u shpreh Pep Guardiola pas barazimit 0-) ndaj Topçinjve, I cili ka reflektuar publikisht mbi situatën ku ndodhen. Ndryshe nga viti kaluar, këtë sezon skuadra nga Manchesteri nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e luajtura me top 5 e tabelës së klasifikimit, duke marrë vetëm 5 pikë nga 18 të mundshme.

Djemtë e Guardiolës kanë barazuar të dyja ndeshjet ndaj Liverpul. Kundër Arsenalit kanë marrë një humbje dhe një barazim. Edhe Totenham I mori një pikë. Aston Vila I mposhti sfidën e kaluar në Birmingham, ndërsa I presin këtë fundjavë për të zhvilluar sfidën e dytë ndërmjet tyre. Madje nuk kanë arritur të mundin dot as celsin e vendit të 11, duke marrë 2 barazime. I vetmi ekip I rëndësishëm që kanë fituar dy herë është united.

Në ndeshjet e dyta ndaj 5 ekipeve të para kanë shënuar vetëm një gol ndaj Liverpul, ndërsa kanë pësuar gol në 5 ndeshjet e tjera, përvecse kundër arsenalit në Etihad. Në këtë pikë të sezonit edhe kalendari nuk është në favor të qytetarëve, ku si fillim ndeshen me Aston Vilën, ndërsa duhet të presin dhe Realin në cerekfinalet e Championsit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co