Sport

Agjenti i lojtarit të Atalantës: Jemi të fokusuar te skuadra dhe te Europiani, shumë klube na kanë kërkuar informacione

agjenti i lojtarit te atalantes jemi te fokusuar te skuadra dhe te europiani shume klube na kane kerkuar informacione
agjenti i lojtarit te atalantes jemi te fokusuar te skuadra dhe te europiani shume klube na kane kerkuar informacione

Marko Naletilic, agjent i Mario Pasalic, mesfushorit të Atalantas, ka dhënë një intervistë për Sportitalia, duke folur pikërisht për  të ardhmen e lojtarit dhe skuadrën në përgjithësi.

“Skuadra e Gian Piero Gasperinit është një ekip i fortë. Ata mund të arrijnë vendin e katërt, por ndaj Liverpool-it pothuajse i shoh në kushte të barabarta, sidomos në ndeshjen që do të luhet në Bergamo”.

A do të kërkojë ndonjë klub lojtarin këtë verë?

“Mario është i fokusuar në fund të sezonit për Atalantën dhe në Kampionatin Evropian me Kroacinë. Gjithmonë ka skuadra që janë të interesuara për të, në çdo merkato, ndaj do të thoja se asgjë nuk do të ndryshojë në këtë kuptim.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts