Aktorja e njohur turke Hande Erçel është bërë përsëri temë diskutimi në rrjetet sociale, por këtë herë jo për lidhjen e dashurisë me biznesmenin Hakan Sabanci, por për daljen e saj të fundit në Itali. Aktorja ka marrë një ftesë nga një markë e njohur bizhuterish, me të cilën ka edhe një kontratë, dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale.
Hande Erçel, e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, kishte veshur një fustan sateni, mjaft elegant, por me një të çarë të theksuar që e vuri aktoren në siklet, saqë ajo e mbante gjithmonë dorën aty.
Ndonëse komplimentet për veshjen ishin të panumërta, Erçel nuk shpëtoi as nga kritikat. Fustani me nuanca të kafes, me një dekolte të theksuar, ishte mjaft elegant dhe i përshtatshëm për stilin e Hande, megjithatë aktorja mbante gjatë gjithë kohës të çarën e fustanit me dorë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co