Sipërmarrësi i teknologjisë, Mike Lynch, është ndër të zhdukurit nga mbytja e jahtit me 22 persona në bord në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të ashpër, rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës (19 Gusht).
The Guardian raporton se Lynch, 59 vjeç, i njohur si themeluesi i Autonomy Corporation, është një nga katër britanikët e raportuar të zhdukur, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares është shpëtuar.
Po ashtu, raportohet se dy amerikanë dhe një kanadez janë gjithashtu të zhdukur.
Anijet patrulluese të rojës bregdetare italiane, shpëtuan nga mbytja e jahtit Bayesian, 56 metra i gjatë pesëmbëdhjetë njerëz, duke përfshirë një fëmijë një vjeç.
Një trup u gjet pranë jahtit të përmbytur, por gjashtë të tjerë mbetën të zhdukur, tha Luca Cari, një zëdhënës i shërbimit italian.
Varka u largua nga porti sicilian i Milazzo më 14 gusht dhe u gjurmua për herë të fundit në lindje të Palermos të dielën në mbrëmje, me një status lundrimi “në spirancë”, sipas aplikacionit gjurmues Vesselfinder.
Raportet në mediat lokale thanë se një tornado kishte goditur anijen. Disa peshkatarë raportuan se kishin vërejtur një tornado të vogël rreth orës 3:55 të mëngjesit.
Menjëherë pas kësaj, ata u bën dëshmitar të një fatkeqësie në anije. Peshkatarët u afruan drejt jahtit, por treguan se kanë parë vetëm mbetjet e shpërndara të varkës me vela që notonte në ujë.
Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha në veri të vendit pas javësh vapë përvëluese.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co