Shqiperia

“Furtunë në gotë”, Avokatja e Popullit, Ballanca komenton deklaratën e Dumanit në KLP: U nxor nga konteksti

furtune ne gote avokatja e popullit ballanca komenton deklaraten e dumanit ne klp u nxor nga konteksti
furtune ne gote avokatja e popullit ballanca komenton deklaraten e dumanit ne klp u nxor nga konteksti

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi deklaratën e kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani në KLP, e cila bëri bujë në media dhe opinionin publik.

Ajo u shpreh se deklarata e Dumanit është nxjerrë jashtë konteksti dhe se ai bëri një paraqitje korrekte të punës së tij.

Sakaq, Ballanca e cilësoi nxjerrjen jashtë konteksti të deklaratës së kryeprokurorit si “një furtunë në gotë”.

“Do të doja të adresoja një problematikë. U bë një debat lidhur me një raportim që bëri kreu i SPAK në KLP. Zoti Dumani bëri një paraqitje korrekte të punës. Fakti është që zhurma u bë për diçka që është nxjerrë nga konteksti. Qëllimi i asaj deklarate nuk mund të ishte fakti që gjykata bën çfarë thotë SPAK. Gjykata nëse personi shpallet i pafajshëm nga SPAK, nuk mund të dënojë. Akuza i takon prokurorive. Ai është personi që konsideron veprën ndërsa gjykata baraspeshon gjithë rrethanat. Nxjerrja jashtë konteksti e kësaj fraze ishte një furtunë në gotë dhe nuk ishte ajo fryma”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts