Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti ditën e sotme disa vizitorë të veçantë dhe specialë. Nën moton “Futbolli na bashkon” fëmijët e qendrës “Xhonatan” vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe përjetuan një ditë ndryshe.
Në një atmosferë emocionuese dhe shumë të bukur, dita në “Shtëpinë e Futbollit” për fëmijët e qendrës “Xhonatan” nisi në fushë, teksa zhvilluan disa lojëra të ndryshme me top, por edhe vrapime mes njëri-tjetrit.
Më pas fëmijët specialë kanë vizituar muzeun në ambientet e brendshme të FSHF-së, ku janë njohur edhe me historinë e futbollit shqiptar. Në fund fëmijët specialë u pajisën me disa dhurata që FSHF kishte përgatitur për to.
Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë me qendrën “Xhonatan” pasi edhe më parë FSHF i ka mirëpritur fëmijët specialë, ku janë takuar edhe me futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co