Bota

Ndryshime të skajshme të motit në Zvicër/ Nga kohë vere bëhet dimër, bora mbulon vendin

ndryshime te skajshme te motit ne zvicer nga kohe vere behet dimer bora mbulon vendin
ndryshime te skajshme te motit ne zvicer nga kohe vere behet dimer bora mbulon vendin

Në disa rajone të Zvicrës ende nuk mund të thuhet se jemi në pranverë, as në prag të verës. Edhe pse moti dje ishte me diell, sot në disa kantone bora ka zbardhur deri në gjunjë. Kështu mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e kantonit të Ticinos. Edhe në Zvicër thonë se “plakat po shkunden”, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ticino zhytet në dëborë pak para Pashkëve. Shoferët po “luftojnë” me sasi jo të vogël të dëborës në rrugë. Rrethi Leventine është tepër i prekur. Rreth 500 metër, autostrada ishte e mbuluar me borë. Dëbora ra edhe në Biasca (TI), rreth 300 mbi nivelin e detit.

Pamjet nga agjencia e lajmeve BRK tregojnë borëpastruesit që kalojnë nëpër borë dhe pastrojnë rrugët.

Dy ditë pas fillimit zyrtar të sezonit të luleve, po bie botë në shumë zona në Zvicër, raporton MeteoNeës, shkruan Le Canton27.ch

Më nxehtë koha ishte në në Biasca, Ticino: atje temperaturat ishin 21.8 gradë. Në pjesën tjetër të rrafshnaltave temperaturat u regjistruan gjithashtu ndërmjet 19 dhe 21 gradë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts