![“Garantuese e raporteve SHBA-Kosovë”, Osmani e veçon deklaratën e Escobar në një video për tri vitet në krye të shtetit 2 garantuese e raporteve shba kosove osmani e vecon deklaraten e escobar ne nje video per tri vitet ne krye te shtetit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/garantuese-e-raporteve-shba-kosove-osmani-e-vecon-deklaraten-e-escobar-ne-nje-video-per-tri-vitet-ne-krye-te-shtetit.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani sot ka shënuar trevjetorin e saj në zyrën e kreut të shtetit. Përmes një videoje ku ka përmbledhur punën e saj, Osmani ka përfshirë edhe deklaratën e emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, ku ai e quan atë si “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Këtë deklaratë të tij, Osmani e shoqëroi me pamjet nga fotografia e përbashkët që kishte me presidentin amerikan Joe Biden.
“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, ka shkruar Osmani krahas videos.
Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një pjesë nga fjalimi i saj që e mbajti në Parlamentin Europian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co