Sport

Giroud “driblon”: E ardhmja? Nuk flas tani! Sot jam milanist

giroud driblon e ardhmja nuk flas tani sot jam milanist
giroud driblon e ardhmja nuk flas tani sot jam milanist

Giroud ka realizuar 13 gola  në 28 ndeshje në të cilat është impenjuar në Serie A këtë edicion. Rreth të ardhmes është pyetur së fundmi vetë  sulmuesi i Milanit, pas triumfit 3-0 ndaj Lecces.

Milani më i mirë i sezonit? Po, e ndjej. E donim me çdo kusht fitoren e pestë radhazi. Sot luajtëm shumë mirë.

E ardhmja? Nuk dua të flas për të ardhmen time. Sot jam milanist, jam shumë krenar që luaj për këtë klub dhe dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tani kemi Romën dhe ndeshje të tjera të rëndësishme” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts