Lifestyle

“Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë”, Mozzik pranon publikisht lidhjen e dashurisë

gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete mozzik pranon publikisht lidhjen e dashurise
gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete mozzik pranon publikisht lidhjen e dashurise

TIRANE

Sinjalet e kësaj romance, fillimisht i ka dhënë partnerja e Mozzik-ut, me shumë postime të saj në rrjetet sociale, por së fundi është edhe vetë reperi që nuk ka arsye pse ta fshehë më. I ftuar së fundi në një podcast me Burim Pacollin, Mozzik ka pranuar se është në një lidhje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Pasi ka folur për albumin dhe këngët e reja që ka krijuar kohët e fundit, reperi i njohur ndau me publikun edhe ndjesitë që po kalon në sferën personale.

I pyetur nëse ka ndryshuar statusin personal, reperi tha se është në një lidhje, por ende ajo nuk është zyrtarizuar. Unazat që mban në dorë janë “unaza premtimi”, siç i konsideroi Mozzik: “Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts