Kosova

Gjendet i vdekur një person në Klinë, dyshimet e para

gjendet i vdekur nje person ne kline dyshimet e para
gjendet i vdekur nje person ne kline dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës.

Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin e policisë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Më tej, policia bën me dije se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts