Shqiperia

“Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët”, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde, ende të pa ndërgjegjësuar

gjermania ktheu mbrapsht kastravecet shkrepa fermeret shqiptare nuk prodhojne me standarde ende te pa ndergjegjesuar
gjermania ktheu mbrapsht kastravecet shkrepa fermeret shqiptare nuk prodhojne me standarde ende te pa ndergjegjesuar

Duke diskutuar sfidat e biznesit të vogël, pedagogia Irma Shkrepa e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, solli rastin e fermerëve, produktet e të cilëve shpesh përfundojnë në kanale pasi nuk plotësojnë standardet. Sipas saj, jo në të gjitha rastet fajtor është qeveria.

“Vijon për disa vite që fermerët hedhin në kanale produktet e tyre. I fundit ka qenë hedhja e kastravecëve, ndërkohë që një muaj përpara grosistëve iu janë kthyer në mënyrë masive eksportet. Gjermania zbuloi që kastravecët e mbjellë në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet e BE sepse është përdorur një pesticid që bën dëm. Përse ndodhi situata? Fermerët refuzojnë të bashkohen dhe rrinë të parcelizuar.

Në rast se ky biznes i vogël pra fermerët, nuk dinë dhe nuk e kanë të qartë pse mbjellin kastravecë, kujt do t’ia shesin. Është kollaj të hedhësh te qeveria. Duhet të fillojmë te pjesa e ndërgjegjësimit të vetes. Pyetja bazike është kujt do t’ia shesësh dhe në momentin që thotë do t’ia shes Gjermanisë, a e di se cilat janë kriteret. Qeveria edhe mund të ketë faj, por nuk e zgjidh problemin. Sipërmarrjet prandaj, janë motorë pasi janë të pavarur. Të gjithë ata të ndërgjegjësohen se çfarë do të prodhojë, kujt dhe kur. Çfarë e rëndon sot biznesin nuk janë fajtorët e jashtëm, janë të brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts