Bota

Gjermania në zgjedhje të parakohshme pas humbjes së thellë të Scholz? Zëdhënësi i Social Demokratëve: Votimet do të mbahen vjeshtën e ardhshme

gjermania ne zgjedhje te parakohshme pas humbjes se thelle te scholz zedhenesi i social demokrateve votimet do te mbahen vjeshten e ardhshme

































Pas humbjes së thellë të Social Demokratëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, zëdhënës i kancelarit Olaf Scholz, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Gjermania të ndjekë Francën për zgjedhje të parakohshme.

scholz spd

“Data e rregullt e zgjedhjeve është në vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo është ajo që ne planifikojmë të bëjmë”, tha Steffen Hebestreit në një konferencë për shtyp të qeverisë, sipas AFP.

Koalicioni i Scholz-it pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet evropiane. Social Demokratët (SPD) shënuan rezultatin e tyre më të keq në histori me 14%, të tretin pas AfD-së së ekstremit të djathtë me rreth 16%, dhe shumë pas bllokut konservator CDU-CSU me 30%. Të Gjelbrit shënuan 12%, ndërsa FDP liberale 5%.

Rezultati nxiti thirrje nga partitë opozitare që Scholz të ndiqte shembullin e Emmanuel Macron dhe të thërriste zgjedhje të parakohshme.

Markus Söder, kryeministri i Bavarisë dhe kreu i Unionit Kristian Social konservator (CSU), një parti motër e Unionit Kristian Demokrat (CDU), ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Gjermani pas humbjes së tre partive në qeverinë e koalicionit gjerman, (SPD), të Gjelbërit dhe (FDP).

“Fakti është se qeveria e koalicionit është votuar dhe Olaf Scholz duhet të bëjë thirrje për zgjedhje të reja si Macron”, tha Söder të dielën në televizionin publik gjerman.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts