Frikë nga vjedhjet, ja si do të mbrohen yjet e Anglisë

frike nga vjedhjet ja si do te mbrohen yjet e anglise

































Lojtarëve të Anglisë në “Euro 2024” u është dhënë një listë kontrolli specifike nga policia sesi të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre mes frikës së vjedhjeve ndërsa fluturojnë për në Gjermani.

angli

Udhëzimi special vjen pas vjedhjeve që ndodhin çdo verë në shtëpitë e futbollistëve ndërsa ata ndodhen përgjithësisht me pushime. Një aventurë e hidhur ndodhi në shtëpinë e Rahim Sterlingut gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, e cila e la sulmuesin të tronditur pas bastisjes së shtëpisë së tij me një vlerë prej 6 milionë paundësh.

Në dhjetor, “Mail Sport” zbuloi se grupe të organizuara, shpesh nga Shqipëria, po vendosin në shënjestër shtëpitë luksoze të futbollistëve në këto brigje, përfshirë lojtarët më të mirë, në një lëvizje që nuk ka kaluar pa u vënë re nga forcat e sigurisë që punojnë me klubet dhe yjet e tyre. Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se tani ka një tendencë shqetësuese për t’u përballur me grabitje që nuk janë pjesë e bandave tradicionale kriminale nga qytetet angleze si Londra, Mançesteri dhe Liverpuli. Mendohet se grupet vijnë nga jashtë të armatosur dhe me bashkëpunëtorë. Ata synojnë të vjedhin shtëpitë e njerëzve të pasur, duke përfshirë futbollistët dhe kërkojnë në internet për të gjetur adresa.

Qëllimi është të vjedhin sende luksoze si orët dhe bizhuteritë e nivelit të lartë. Sipas “The Telegraph”, Federata Angleze organizoi një prezantim në të cilin oficerët e policisë u dhanë lojtarëve të interesuar një udhëzues të thellë se si të sigurohen që ata dhe të dashurit e tyre të jenë të sigurt gjatë turneut. Në prill, u raportua se yjet e “tre luanëve” kishin vendosur të shpenzonin qindra mijëra paund për masat e sigurisë të shkallës ushtarake për të mbrojtur shtëpitë e tyre gjatë turneut që fillon të premten.

Ata besohet se do të shpenzonin rreth 250,000 £ për kamerat me rreze infra të kuqe që mundësojnë shikimin gjatë natës. Ish-personeli i forcave speciale po punësohet gjithashtu për të ruajtur shtëpitë e tyre. Disa lojtarë kanë instaluar tashmë dhoma paniku në shtëpitë e tyre luksoze, në një përpjekje për të mbajtur të dashurit e tyre të sigurt.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co