Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së, përfundon marrja në pyetje e ish diplomatit amerikan

gjyqi ndaj ish krereve te uck se perfundon marrja ne pyetje e ish diplomatit amerikan
gjyqi ndaj ish krereve te uck se perfundon marrja ne pyetje e ish diplomatit amerikan

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dëshminë e tij, Byrnesi e filloi më 25 mars 2024, ndërsa sot ishte dita e pestë e dëshmisë së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fund të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit lidhur me rolin e këtij të fundit gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Dëshmitari pohoi se e vetmja gjë që kishte ditur për Veselin deri më 10 mars 1999, ishte se ai ka qenë këshilltar në Rambuje.

Pasi mbaroi dëshminë, dëshmitari falënderoi trupin gjykues për pushimin e nevojshëm që i kishte dhënë gjatë kësaj kohe, si dhe kërkoi të informohet nëse i lejohet kontakti me ZPS-në ose mbrojtjen pas kësaj periudhe.

“Tashmë që e kam mbaruar dëshminë time, nuk mund të kem fare kontakt më as me ZPS-në, as me mbrojtjen në të ardhmen?”, pyeti dëshmitari.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i tha që ai nuk i jep dot urdhër ta bëjë një gjë të tillë ose mos ta bëjë e që mbetet në vullnetin e dëshmitarit se çfarë dëshiron të bëjë ai.

Krahas kësaj, seanca e sotme pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit me kodin 04739. /BetimipërDrejtësi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →