Kosova

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari serb: Ushtria Çlirimtare më rrëmbeu dhe keqtrajtoi. Më morën në pyetje dhe…

gjyqi ndaj krereve te uck se ne hage deshmitari serb ushtria clirimtare me rrembeu dhe keqtrajtoi me moren ne pyetje dhe
gjyqi ndaj krereve te uck se ne hage deshmitari serb ushtria clirimtare me rrembeu dhe keqtrajtoi me moren ne pyetje dhe

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i 47-ti në radhë, ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara në procesin ndaj ish krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e
prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Dëshmitari me numër 02749 ka qenë banor i Prizrenit. Në qershor 1999 është rrëmbyer dhe rrahur
nga pjesëtarët e UÇK-së. Është dërguar në një ndërtesë të përdorur nga UÇK-ja ku është marrë në pyetje dhe është rrahur më pas. Gjatë ndalimit ai i ka vërejtur edhe personat e tjerë të ndaluar dhe është liruar nga një ushtar UÇK-së”, tha prokurorja Clanton.

Dëshmia e tij pritet të jetë kryesisht e mbyllur, shkaku që dëshmitari është dëshmitar i mbrojtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts