Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, në lidhje me operacionet ndërkombëtare të Policisë së Shtetit.
Balla shprehet se Policia po bashkëpunon përditë me Interpol për kapjen e personave në kërkim.
Reagimi i ministrit Balla:
GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë me INTERPOL🌎 për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë. Përgëzime Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe homologëve të Gjermanisë dhe Italisë, për kapjen në Shqipëri dhe në Gjermani të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia dhe Shqipëria, njëri i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, në tetor 2022 dhe tjetri për trafikim ndërkombëtar narkotikësh.
Përgëzime edhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit📍Shkodër, për vendosmërinë dhe vigjilencën e shtuar në goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co