Në kërkim për dhunë në familje, reagon kampioni i xhudos Akil Gjakova! Federata: Besojmë në pafajësinë e tij

ne kerkim per dhune ne familje reagon kampioni i xhudos akil gjakova federata besojme ne pafajesine e tij

Kampioni i Xhudos, Akil Gjakova u shpall në kërkim, për shkak se akuzohet për dhunë në familje. Gjakova ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shpërndarë një postim të Federatës së Xhudos në Kosovës.

Federata shprehet se xhudisti nuk ndodhet jashtë territorit të Kosovë dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë sapo të rikthehet në vend.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin”, shkruan Federata, duke shtuar se dënon fuqishëm çdo formë dhune.

Njoftimi i Federatës:

Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj,
Federata e Xhudos e Kosovës

Ak (1)
Ak (1)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co