Goditje e rëndë për Serbinë, futbollisti i Juventusit braktis Europianin për shkak dëmtimi në gju

goditje e rende per serbine futbollisti i juventusit braktis europianin per shkak demtimi ne gju

































Serbia ka marrë një lajm të hidhur pak ditë pas ndeshjes së parë që humbi përballë Anglisë. Skuadra serbe, do të vazhdojë turneun pa një prej lojtarëve të saj kryesorë, mesfushorin Filip Kostiç.

kostic

Ky i fundit la lojën i dëmtuar në ndeshjen hapëse ndaj Anglisë, dukshëm i shqetësuar pas një goditje në gju. Zëdhënësi për shtyp i Federatës Serbe, konfirmoi sot për mediat se ky dëmtim mbyllte para kohe turneun për lojtarin e Juventusit.

“Siç ka thënë mjeku i kombëtares, Dejan Aleksandriç, bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e majtë. Rezonanca magnetike ka treguar një dëmtim të pjesshëm të ligamentit anësor. Lloji i dëmtimit është i tillë që kërkon një ndalesë minimale prej dy javësh.

Ndaj Kostiç do të qëndrojë me ne edhe dy ditë, do të shohë ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe do të largohet pastaj nga grumbullimi”, konfirmoi zëdhënësi për shtyp për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →