Xhakomo Vrioni duket se e ka nisur mjaft mirë vitin 2024 duke u bërë protagonist me skuadrën e Nju Inglënd në MLS. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka shënuar sot golin e dytë të kësaj jave, këtë herë në ndeshjen ndaj Sinsinatit.
Vrioni kishte shënuar në mesjavë ne Champions Cup, Ligën e Kampioneve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut, duke ndihmuar skuadrën të vazhdonte më tej në këtë turne.
Sot, ai shkurtoi diferencën në 2-1 në takimin e MLS ndaj Sinsinatit, me një gol me “dhunë” duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare e duke shënuar me një gjuajtje në kufijtë e zonës.
Ky ishte goli i parë i sezonit, në ndeshjen e tretë që sulmuesi shqiptar ka luajtur në këtë edicion me fanellën e ekipit të tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co