ITALI
Grabitet shtëpia e këngëtarit shqiptar që jeton në Itali Ermal Meta. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku dhe ka dhënë një mesazh për hajdutët.
Ai ka fotografuar një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëron me melodinë e Antonello Vendittit.
“Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”
Me gjithë fatkeqësinë, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot: “Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” – thotë kantautori.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co