4 fitore radhazi në Premier League, Man.City është rikthyer me kokë të plotë të synojnë titullin në Angli. Me De Bruyne titullar, dhe me Haaland të rikuperuar, ekipi i Pep Guardiola-s ka një marsh më shumë, kjo është e qartë, por në pritje që biondi norvegjez të bëjë atë që di më mirë, Guardiola shijon një super Julian Alvarez. “Bomberi” argjentinas realizoi një “dopietë” në fitoren 3-1 që City arriti përballë Burnley.
Në minutën e 16-të, Alverz u shërbyer në zonë, me kokë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 22-të finalizoi një super skemë nga goditja e dënimit, i shërbyer nga Kevin De Bruyne. “Qytetarët” e nisën edhe pjesën e dytë me gol, me Rodrin që dërgoi shifrat në 3-0. Miqtë ngushtuan shifrat në 3-1, por goli erdhi shumë vonë, në shtesë, pa mundur t’i prishin festën Man.City.
Në përfundim të ndeshjes, Pep Guardiola u pyet në lidhje me garën për titull, për teknikun spanjoll nuk është thjesht një garë mes Liverpool, City dhe Arsenal: “Jo, unë mendon se janë më shumë se tre ekipeve në garë. Tottenham është aty, Aston Villa po ashtu, nuk mund t’i ndajë. E rëndësishme është që ne jemi në aty”, u shpreh Guardiola.
Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Tottenham Hotspur. “Gjelat” mposhtën Brentford me rezultatin 3-2 duke qëndruar në zonën Champions, në vendin e katërt me 43 pikë, tre më pak se Arsenal.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co