Shqiperia

Heqja e mesatares për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës, Vasili: Drejtësisë së ‘re’ po i shkulen edhe tullat e fundit

heqja e mesatares per te konkurruar ne shkollen e magjistratures vasili drejtesise se re po i shkulen edhe tullat e fundit
heqja e mesatares per te konkurruar ne shkollen e magjistratures vasili drejtesise se re po i shkulen edhe tullat e fundit

Deputeti i Pl Petrit Vasili ka komentuar heqjen e mesatares për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës. Me një status në rrjetin social Facebook Vasili thotë së drejtësisë ju hoq edhe tulla e fundit.

Statusi i plotë

Drejtesia e “re”, me cilesi shume më te vjeter! Reformes ne Drejtesi po i shkulen edhe tullat e fundit.

Eshtë vendosur heqja e mesatares si kriter për të konkuruar per Shkollen e Magjistratures. Vendosja e mesatares u vendos me umanimitet absolut ne Parlament ne emer te krijimit te një cilesie te re ne ofrimin e drejtesise.

Vulgaritetit dhe banalitetit ne cilësine profesionale te drejtesise i hapet autostrada e abuzimit dhe cilësise mizerabel te dhenies se drejtësisë.

Kriteri i mesatares se larte ishte nje kriter i vertete mbrojtes per cilesine e magjistrateve te ardhshem.
Por ky hap eshte sigurisht shqyerja e dyerve per cdo lloj patronazhisti rilindas per te hyre ne sistemin e drejtesise.
Pasi u zhbënë nje nga nje te gjitha ligjet e reformes ne drejtesi nga rilindja sipas interesave te saj te kapjes se drejtesise tani po zhbejne edhe tullat e fundit.
Tashme libri i kesaj reforme ka vetem kopertinen sepse brenda eshte nje reforme e kapur, aprofesionale, e paarritshme per qytetaret dhe cilesisht mizerabel. Tashme te gjithe po thone me te drejte: “Na ishte nje here nje reforme ne drejtesi”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts