Sport

Gvozdenovic i drejtëpërdrejtë: Ndeshja jonë më e keqe, Skënderbeu duhet të përmirësohet

gvozdenovic i drejteperdrejte ndeshja jone me e keqe skenderbeu duhet te permiresohet
gvozdenovic i drejteperdrejte ndeshja jone me e keqe skenderbeu duhet te permiresohet

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dha mendimin e tij pas triumfit 1-0 ndaj Kukësit.

“Jam kënaqur me fitoren pasi ishte e rëndësishme, fusha ishte e vështirë dhe ishte shumë ftohtë. Kukësi ishte skuadër e mirë dhe i uroj shumë sukses në vazhdimësi.

Ndoshta ishte ndeshja jonë më e keqe, nuk ishim mirë, nuk krijuam raste për gol, komplet s’ishte ndeshje e mirë nga Skënderbeu. Nuk ishim mirë në pjesën e parë në mesfushë, pas golit dhe në pushim, ndryshuam lojën. Kishim merak mos pësonim dhe jam i kënaqur me 3 pikët” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts