Bota

Haiti në flakë/ Bandat djegin stacionin e policisë, çfarë ndodh me kryeministrin

haiti ne flake bandat djegin stacionin e policise cfare ndodh me kryeministrin

HAITI – Bandat që kërkojnë përmbysjen e kryeministrit të Haitit, Ariel Henry, u kanë vënë zjarrin stacioneve të policisë në kryeqytetin Port-au-Prince. Sipas mediave lokale, stacioni i policisë i vendosur në tregun e hapur Salomon është i fundit që është vënë në shënjestër.

Bandat në qytetin e shkatërruar nga dhuna i shtuan sulmet e tyre, kur Henry u nis për një samit rajonal javën e kaluar. Trazirat kanë paralizuar trafikun ajror, gjë që ka penguar kthimin e tij. Henry u përpoq të kthehej në Port-au-Prince të martën, por përfundoi në territorin amerikan të Porto Rikos. Ai nuk mundi të ulej në kryeqytetin haitian sepse aeroporti ndërkombëtar u mbyll, pasi ushtarët zmbrapsën përpjekjet e personave të armatosur për ta kapur në befasi kryeministrin.

Haiti1
Haiti1

Autoritetet e aviacionit civil në Republikën Domenikane fqinje gjithashtu e larguan avionin e kryeministrit, duke thënë se nuk ishin pajisur me planin e nevojshëm të fluturimit. Henry nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike që kur vizitoi Kenian, ku po përpiqej të shpëtonte një marrëveshje që vendi afrikan të drejtonte një forcë shumëkombëshe për të ndihmuar në rivendosjen e rendit në Haiti. Bandat në kryeqytet shfrytëzuan mungesën e kreut të qeverisë për të kryer një sërë sulmesh të koordinuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts