Shqiperia

Ligji i investimeve strategjike, Tabaku: Të shkatërrosh natyrën dhe ekonominë për qoka është strategjia e një qeverie të korruptuar

ligji i investimeve strategjike tabaku te shkaterrosh natyren dhe ekonomine per qoka eshte strategjia e nje qeverie te korruptuar
ligji i investimeve strategjike tabaku te shkaterrosh natyren dhe ekonomine per qoka eshte strategjia e nje qeverie te korruptuar

TIRANË – Deputetja e PD Jorida Tabaku, me anë të një deklarate për mediat, ka komentuar ligjin për investimet strategjike. Tabaku deklaroi se të shkatërrosh natyrën, tregun dhe ekonominë vetëm për t’i bërë qokën të dyshuarve të përhershëm është strategjia e një qeverie të korruptuar.

Postimi i deputetes Jorida Tabaku:

Për herë të pestë parlamenti i Shqipërisë shtyu për herë të pestë Ligjin e Investimeve Strategjike, që të gjithë e njohin, e kanë pranuar që është ligji më korruptiv i 30 viteve të fundit. Ligji nga 9 vite do të zbatohet për 10 vite. Kush janë rezultatet e këtij ligji? Në 44 vendime të KIS 75% e tyre janë në fushën e turizmit. Kur pyeta pak ditë më parë se çfarë ka mbetur pa u dhënë në investimet strategjike, sigurisht që përgjigja ishte e qartë; kanë mbetur pa u zaptuar Zonat e Mbrojtura. Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike?

Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik. Por a është e ardhmja që duam të ndërtojmë ne për Shqipërinë? A është ligji sistemi i modelit ekonomik që duam të ndërtojmë? A është ky ligj reflektim i garës dhe meritokracisë në ekonomi? Një përgjigje që dihet që është jo!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts