Përdorimi i kriptovalutave në Turqi filloi të rritet me shpejtësi pas vitit 2020 si një mbrojtje kundër një rënie të thellë të vlerës së lirës.
Tregu më i madh i kriptovalutave në Turqi BtcTurk tha se shkëmbimi i tyre ishte hakuar, ndërsa një analist i njohur i Bitcoin pretendoi se shuma e parave të vjedhura arrin në afro 51 milionë euro.
âEkipet tona kanĂ« zbuluar se ka pasur njĂ« sulm kibernetik nĂ« platformĂ«n tonĂ« mĂ« 22 qershor tĂ« vitit 2024, i cili ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rpunohen tĂ«rheqjet e pakontrolluara. VetĂ«m disa nga bilancet nĂ« kuletat e nxehta tĂ« 10 kriptovalutave u prekĂ«n nga sulmi kibernetik nĂ« fjalĂ« dhe kuletat tona tĂ« ftohta ku mbahen shumica e aseteve, janĂ« tĂ« sigurtaâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e BtcTurk.
Bëhet e ditur se një kuletë e nxehtë përmban kriptovaluta që janë gjithmonë të lidhura me internetin ose një pajisje tjetër, ndërsa një kuletë e ftohtë është ajo që është jashtë linje dhe aq e sigurt nga hakerët, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
âFuqia financiare e BtcTurk Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e lartĂ« se shumat e prekura nga ky sulm dhe asetet e pĂ«rdoruesve nuk do tĂ« preken nga kĂ«to humbjeâ, shtoi tregu i kriptovalutave.
Siç raportohet, në lidhje me hakimin është duke u kryer një hulumtim i detajuar.
âSi njĂ« masĂ« paraprake, depozitat dhe tĂ«rheqjet e kriptovalutave janĂ« ndalur dhe do tĂ« vihen nĂ« dispozicion pĂ«r pĂ«rdorim sapo tĂ« pĂ«rfundojĂ« puna jonĂ«â, pĂ«rfundoi BtcTurk.
âJu falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin gjatĂ« kĂ«tij procesi dhe ju njoftojmĂ« se do tĂ« ndajmĂ« me ju tĂ« gjitha zhvillimet lidhur me kĂ«tĂ« çështjeâ.
Ndryshe, kriptovalutat janë shumë të njohura në Turqi dhe vendi është tregu i katërt më i madh i tregtimit të kriptove në botë.
Faruk Fatih Ozer, themeluesi i Thodex, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove në Turqi që doli të ishte një mashtrim, u burgos vitin e kaluar për mashtrim të investitorëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co