Lifestyle

Heidi Klum zbulon momentin më të sikletshëm që ka përjetuar ndonjëherë

heidi klum zbulon momentin me te sikletshem qe ka perjetuar ndonjehere
heidi klum zbulon momentin me te sikletshem qe ka perjetuar ndonjehere

Heidi Klum tregoi në një intervistë të fundit zbulimin që vajza e saj, Leni, kishte bërë në shtëpinë e saj kur ishte e re dhe e kishte vënë në një pozitë të vështirë.

Modelja e njohur nga Gjermania ka folur në podcastin ‘Call Her Daddy’ për momentin më të sikletshëm që ka përjetuar ndonjëherë. Ajo tha se vajza e saj gjeti dollapin ku kishte fshehur lodrat e saj seksi.

“Ajo e gjeti dollapin tim të seksit ”, tha me humor modelja, ndërsa fjalën e mori vajza e saj 19-vjeçare, Leni, me të cilën po fliste njëkohësisht përmes FaceTime.

“E bëra këtë kur isha shumë më e vogël dhe mendova se ishte gjëja më interesante që pashë ndonjëherë. Po e shikoja me shoqet e mia dhe e pyeta mamin “çfarë është kjo?” sepse nuk e kisha idenë dhe mbaj mend që ajo u zemërua shumë me mua. Ajo më bërtiste, ‘Nuk mund të kërkosh tek gjërat e mia’”, përshkroi Leni Klum.

Siç tha më pas, ajo ua ka treguar këtë të gjithë miqve të saj, duke u thënë “shikoni sa të bukura janë këto, mamaja ime ka një dollap të tërë plot me lodra”. Më kujtohet një ditë, i futa të gjithë miqtë e mi në dhomën e saj, hapa dollapin dhe po bënim video”, tha 19-vjeçarja.

Në një moment tjetër të intervistës së saj, Heidi Klum iu drejtua jetës së saj seksuale, duke thënë se “i pëlqen të bëjë seks për orë të tëra”. “Pafund, e nxehtë dhe e egër ”, tha ajo kur u pyet për të përshkruar jetën e saj seksuale me tre fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts