TIRANE
Marrëdhënia mes Françeska Muratit dhe Heidi Baçit sa vjen dhe përkeqësohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Duket se Françeska është e bindur se Heidi nuk është e dashuruar me Romeo Veshajn dhe se po e përdor për lojë. Madje së fundmi, ajo ia ka thënë këtë gjë edhe aktorit të humorit.
Mbrëmë teksa po qëndronin të dy jashtë, Murati i thotë Veshajt se Baci ‘më shumë preket nga komentet e fansave, se sa për të’. Sipas saj, Heidi nuk ka qarë kur është bërë dasma, apo nuk është prekur kur ka parë Romeon duke qarë.
E gjithë kjo bisedë nga ana e Françeskës, nisi kur Heidi u përlot pasi lexoi një mesazh që mbërriti në “Big Love” për të.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Ditën që Heidi është bërë nuse, kam shkuar dhe e kam parë kur është bërë nuse, pa emocion fare. Dakord. Ishim tek altari nuk qau kur veshi fustanin. Nuk qau në altar. Nuk qau fare gjatë dasmës dhe qanë për një koment që i vjen nga një fans.
Romeo: O lali ça i ke këto muhabete, të lutem
Françeska: Kjo është, ti nuk do ti pranosh por është e vërteta. Pse ikën?
Romeo: Është ndjesia e asaj gocës po lëre, të lutem, po më dhemb koka
Françeska: Preket nga fansat por nuk preket nga ty. Të sheh ty duke qarë mbi 20 herë në këtë shtëpi dhe është nuk është prekur njëherë. Një koment që i ka ardhur nga fansi ka qarë kështu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co