Besnik Prenga karrierën si futbollist e nisi në Mirditë për të vazhduar më pas me Kastriotin dhe Partizanin. Karrierën si lojtar më së shumti e ka ushtruar në Kroaci ku ka luajtur me disa klube, ku pas tërheqjes nga futbolli i luajtur ka vazhduar karrierën si trajner, ku ka drejtuar skuadrat kroate të Harvatski Dragovoljac, Lokomotiva Zagreb U-19, Luçko.
Ka drejtuar edhe Laçin në Shqipëri. Prej vitesh ushton detyrën e skautit te Lokomotiva e Zagrebit, ku padyshim 55-vjeçari mirditor është ura lidhëse e shumë shqiptarëve që kanë luajtur aty. Pesë lojtarë që kanë kaluar nga duart e Prengës luajnë aktualisht në Kampionatin Europian.
Katër janë te Kroacia: sulmuesit Lovro Majer dhe Bruno Petkoviç, si dhe dy mesfushorët Marcel Brozoviç dhe Luka Ivanushec. Ndërsa te Shqipëria është Arbër Hoxha, të cilin Besnik Prenga e mori nga Ballkani në Kosovë për ta bërë pjesë të Lokomotiva Zagreb.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co