Hollivudi në rrezik nga grevat, 170 mijë kontrata pune skadojnë

hollivudi ne rrezik nga grevat 170 mije kontrata pune skadojne
hollivudi ne rrezik nga grevat 170 mije kontrata pune skadojne

Një valë e re grevash mund të godasë Hollywood-in, pas asaj të vitit 2023. Në fakt, 170 mijë kontrata po skadojnë dhe studiot e sindikatat aktualisht janë në ngërç. Kostumografë, skenografë, kameramanë, elektricistë, montazherë, ekspertë të efekteve speciale apo furnizues të kateringut pritet të mbetën pa punë më 31 korrik.

Për dekada, Hollivudi nuk ka qenë më Meka e kinemasë amerikane. Studiot preferojnë gjithnjë e më shumë të zhvendosin prodhimet atje ku është më e përshtatshme për ta bërë këtë.

Producenti Michele Greco, i cili jeton në Los Anxhelos shprehet: “Realizova një projekt për NBC në Atlanta. Xhirimet në Hollywood janë bërë të pamundura. Duke nisur nga pagat e ekuipazhit, marrja me qira e materialeve, makinerive, vendndodhjeve dhe teatrove, një ditë xhirimesh në Los Angeles kushton pothuajse dyfishin e një vendi tjetër që mund të zjgedhësh. Nuk është e përshtatshme për mua, por as për studiot e mëdha që kanë humbur shumë para pas Covid-it”.

Vitin e kaluar, sindikatat e aktorëve amerikanë përfunduan në një grevë 118-ditore dhe me sa duket edhe këtë herë një valë e re protestash po afron.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →