Prej katër ditësh një fëmije 3 vjec është marrë nga gjyshërit duke mos ia kthyer të ëmës.
Rexhep Gjuni, 58 vjec, është ndaluar nga policia pasi nuk tregon ku ndodhet i mituri, i ati i të cilit ka humbur jetën nje vit me pare ne nje aksident automobilistik dhe i mituri jetonte me nenen e tij.
Nga policia thuhet se prwj katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, për të cilin ende nuk kanë asnjë informacion.
Nëpërmjet se ëmës se 3 vjecarit policia ka mësuar se gjyshërit Rexhepi dhe bashkeshortja e tij kane mare si cdo jave nipin e tyre per ta mbajtur per disa ore ne familjen e tyre sic benin zakonisht, por kete radhe ata nuk e kane kthyer më.
E ëma ka pritur disa ore dhe i ka mare ish vjehrrin ne telefon por telefoni ka qene i fikur.
Ne keto kushte e gruaja i drejtohet policise per te bere denoncim.
Policia ka arritur te gjej gjyshin Rexhepin po jo femijen dhe gjyshen.
Fillimisht Rexhepi ka deklaruar se femija ndodhet ne Kukes te disa te aferm por policia e Kukesit nuk e ka gjetur.
Me pas Rexhepi ka refuzuar te bashkepunoj me policine.
Nena e femijes thote se eshte e shqetesuar per te vogelin e saj. ” Jam e shqetesuar. Nuk e di ku ndodhet femija im. Nuk e di nese eshte mire. Kerkoj nga policia te beje te mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurre femijen te shkonte te gjysherit e tij”,- ka deklaruar nena e djalit 3 vjecar.
vijon/…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co