Shqiperia

I akuzuari për inceneratorët në telashe me Prokurorinë e Sarandës, në gjykim për krijim të skemave mashtruese me TVSH

i akuzuari per inceneratoret ne telashe me prokurorine e sarandes ne gjykim per krijim te skemave mashtruese me tvsh
i akuzuari per inceneratoret ne telashe me prokurorine e sarandes ne gjykim per krijim te skemave mashtruese me tvsh

Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim një dosje të vitit 2018 ndaj 6 personave të akuzuar për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për procedimin penal nr.39 të vitit 2018 ndaj shtetasve Regan Merdani, Enis Xhaferi, Vjollca Ymeraj, Kreshnik Ymeraj, Fatmir Murati dhe Dashamir Ymeraj. Ka qenë prokurorja Besjana Sadikaj ajo që ka dërguar dosjen për gjykim, ndërkohë që sipas shortit, gjyqtar i çështjes është caktuar Mikel Hysometaj. Kjo çështje më parë rezulton të jetë ndjekur nga Prokurori Ilir Hoxha e më pas nga Besjana Sadikaj. Dosja për gjykim është regjistruar në 8 shkurt të këtij viti dhe pritet caktimi i datës për seancën e parë.

Ajo që bie në sy, është marrja e të pandehur e Regan Merdanit, 33-vjeçari nga Fieri i dënuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Nuk dihet saktësisht për çfarë akuzohen 6 të pandehurit, por Merdani është marrë nën akuzë në cilësinë e administratorit të shoqërisë “SG Logistic” sh.p.k.

Merdani u arrestua më 15 nëntor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Hetimet për 32-vjeçarin që çuan në dënimin nga Gjykata e Apelit Tiranë kishin nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore. Ai gjithashtu rezulton i dënuar nga GJKKO në shtator 2023 me 2 vite burg, i pezulluar me shërbim prove për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” për inceneratorin e Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts