Lifestyle

I bëri tatuazhe fëmijëve të saj minorenë, dënohet për keqtrajtim nëna në Suedi

i beri tatuazhe femijeve te saj minorene denohet per keqtrajtim nena ne suedi
i beri tatuazhe femijeve te saj minorene denohet per keqtrajtim nena ne suedi

SUEDI

Një nënë 35-vjeçare është dënuar me punë në komunitet dhe të paguajë një gjobë për keqtrajtim të tre fëmijëve të saj duke i bërë tatuazhe.
Gruaja, banuese në rajonin Kalmar të Suedisë jugore, dyshohet se u ka bërë disa tatuazhe fëmijëve të saj midis 2019 dhe 2022 me ndihmën e një burri.

Ankesa është bërë nga prindërit e shokëve të klasës së fëmijëve. Si nëna dhe një tjetër burrë është dënuar për këtë akt të kryer.

Të dy mohojnë akuzat, por nëna pranoi se kishte bërë tatuazh fëmijët e saj, duke e justifikuar gjestin duke thënë se nuk besonte se ishte i paligjshëm dhe se do të ishin vetë fëmijët ata që kërkuan një tatuazh, për të ndryshuar më pas mendjen pasi u ndjenë keq.

Siç raporton transmetuesi publik suedez SVT, vendimi i gjykatës së qarkut thotë se fëmijët dhanë një dëshmi të besueshme dhe se të tre i treguan faktet në mënyrë të ngjashme.

Gjykata konstaton gjithashtu se fëmijët nuk ishin mjaftueshëm të rritur për të marrë një vendim për një tatuazh dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë pëlqim.

Gruaja u dënua të kryente 100 orë punë në dobi të përgjithshme dhe të paguante dëmshpërblim për dëmet që pësuan fëmijët e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts