Bota Sport

I dha fitoren Holandës kundër Polonisë, Vergost: E kisha parandjenjë që do të isha heroi

i dha fitoren holandes kunder polonise vergost e kisha parandjenje qe do te isha heroi
































Heroi i Holandës, Vergost duket se e kishte parashikuar gjithçka do të ndodhte në pasditen e ditës së djeshme. Sulmuesi që u aktivizua 10 minuta nga fundi dhe shënoi golin e fitores tregon pas ndeshjes që kishte folur me të dashurën dhe i ishte lutur që të vinte në stadium sepse do të shënonte.

GFDH

“Ndonjëherë në futboll ke disa parandjenja dhe ato të dalin. Unë telefonova partneren dhe i thashë që të vinte patjetër në stadium sepse ndeshja do të ishte barazim dhe 20 minuta nga fundi do të shënoja golin e fitores. Ishte thjesht një ndjesi. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita të ndihmoj skuadrën për të marrë këtë fitore të parë. Duhet të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Vergost.

Më tej ai theksoi se ekipi shpërdoroi shumë raste dhe duhet të jetë i saktë.

“Ishim dominues në lojë, sidomos në pjesën e parë. Krijuam 6-7 raste të mira. Thjesht duhet të kemi më shumë saktësi. Duhet t’i bëjmë gjërat të lehta, por fitorja është e rëndësishme”, përfundoi Vergost.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts