Sport

“Luajtëm kundër favoritëve”, Vlahovic: I respektuam më shumë se duhej

luajtem kunder favoriteve vlahovic i respektuam me shume se duhej
luajtem kunder favoriteve vlahovic i respektuam me shume se duhej

Dusan Vlahovic nuk arriti të linte gjurmë në këtë debutim në “Euro2024”, në sfidën kundër Anglisë, por sulmuesi serb nuk dorëzohet, kjo ishte një sfidë e vështirë kundër atyre që Vlahovic i sheh si favoritë për të fituar turneun:

“Luajtëm kundër favoritëve për të fituar këtë turne. Ishte shumë e vështirë në pjesën e parë, kjo pasi ne kishim më shumë respekt, sigurisht ata e meritojnë pasi janë një skuadër shumë e fortë, rezultatet e tyre flasin qartë. Në pjesën e dytë historia ndryshoi, ne kuptuam se mund të konkurronin me ata. Tani duhet të shohim përpara, nga ndeshja e radhës”, u shpreh Vlahovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts