Ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski tha se Varshava po shqyrton propozimin e Kievit për të rrëzuar raketat ruse të drejtuara drejt territorit polak, ndërsa ato janë ende në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Siç raporton BBC, propozimi është përfshirë në marrëveshjen për mbrojtjen e përbashkët midis dy vendeve, të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Poloni.
“Në këtë fazë, kjo është një ide. Ajo që thotë marrëveshja jonë është se ne do ta analizojmë këtë ide”, i tha Sikorski “Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve” në Uashington.
Ai tha se disa raketa ruse të lëshuara nga zona e Shën Petersburgut drejt objektivave ukrainas pranë qytetit perëndimor të Lviv, jo shumë larg kufirit polak, kaluan Bjellorusinë dhe hynë në hapësirën ajrore polake rreth 40 sekonda përpara se të ktheheshin drejt objektivave të tyre në Ukrainë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co