Është vënë në pranga i riu i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për vrasjen e tre grave në Angli, dy vajzave dhe gruas së një gazetari dhe komentatori të BBC.
![I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari. I riu dërgohet në spital për ndihmë mjekësore 2 Autori i dyshuar, Kyle Clifford, 26 vjeç](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/i-dyshuar-kryesor-per-vrasjen-e-gruas-dhe-dy-vajzave-te-gazetarit-te-bbc-arrestohet-26-vjecari-i-riu-dergohet-ne-spital-per-ndihme-mjekesore.jpg)
Kyle Clifford, 26 vjeç, i cili mendohet se ka shërbyer në ushtrinë britanike për rreth një vit, u cilësua si i dyshuar nga policia e Hertfordshire pas vdekjes së Carol Hunt, 61 vjeçe dhe dy vajzave të saj, Hannah, 28 vjeçe, dhe Louise, 25 vjeçe, në një pronë në Bushey.
![I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari. I riu dërgohet në spital për ndihmë mjekësore 3 Louise Hunt, vajza e vrare](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/i-dyshuar-kryesor-per-vrasjen-e-gruas-dhe-dy-vajzave-te-gazetarit-te-bbc-arrestohet-26-vjecari-i-riu-dergohet-ne-spital-per-ndihme-mjekesore-1.jpg)
Një deklaratë nga policia e Hertfordshire tha se Clifford ishte gjetur në Enfield, pranë një prone që u kontrollua më herët gjatë ditës si pjesë e kërkimit.
![I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari. I riu dërgohet në spital për ndihmë mjekësore 4 Hannah Hunt, vajza tjeter e vrare](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/i-dyshuar-kryesor-per-vrasjen-e-gruas-dhe-dy-vajzave-te-gazetarit-te-bbc-arrestohet-26-vjecari-i-riu-dergohet-ne-spital-per-ndihme-mjekesore-2.jpg)
26-veçari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi është konstatuar se ka pasur lëndime në trup, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tij nuk pas pasur asnjë të shtënë me armë.
Në këtë fazë, dyshohet se i dyshuari ishte i njohur për viktimat.
![I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari. I riu dërgohet në spital për ndihmë mjekësore 5 Gazetari i BBC dhe gruaja e tij](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/i-dyshuar-kryesor-per-vrasjen-e-gruas-dhe-dy-vajzave-te-gazetarit-te-bbc-arrestohet-26-vjecari-i-riu-dergohet-ne-spital-per-ndihme-mjekesore-3.jpg)
Detektivi dhe Inspektorja Justine Jenkins, nga Njësia e Krimit të Madh të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: “Kjo vazhdon të jetë një kohë tepër e vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet ndërsa ata pajtohen me atë që ka ndodhur.
“Pas hetimeve të gjera, i dyshuari është gjetur dhe askush tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me hetimin në këtë moment”, shton ajo sipas BBC.
Carol, Hannah dhe Louise Hunt, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close rreth orës 19:00 të së martës dhe më vonë vdiqën në vendngjarje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co