Bota

I jepet fund dy shekujve neutralitet, Suedia pritet të bëhet sot anëtarja e 32-të e NATO-s

i jepet fund dy shekujve neutralitet suedia pritet te behet sot anetarja e 32 te e nato s
i jepet fund dy shekujve neutralitet suedia pritet te behet sot anetarja e 32 te e nato s

Pas dy shekujsh politikë neutrale, Suedia pritet të bëhet sot  zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, një hap i madh për një vend që dikur ishte i kujdesshëm për të mos zemëruar Rusinë.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson sot në Uashington do të dorëzojë në mënyrë ceremoniale dokumentet e ratifikimit te sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas betejës së gjatë për të siguruar mbështetjen e nevojshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

Kristersson pritet që më vonë gjatë ditës të marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentit Joe Biden, i cili po përpiqet të bindë partinë rivale republikane që të miratojë ndihmën e re për Ukrainën.

Flamuri i Suedisë pritet të ngrihet të hënën në selinë e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Rusia është zotuar për “kundërmasa” për hyrjen e Suedisë në NATO, veçanërisht nëse trupat dhe mjetet e aleancës vendosen në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts